FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perez fiton zgjedhjet te Reali, Mourinho gati të marrë drejtimin e madrilenëve

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga Jose Mourinho ka ndezur diskutimet në botën e futbollit. I pyetur nëse Florentino Perez i ka fituar zgjedhjet presidenciale te Real Madrid, tekniku portugez është përgjigjur shkurt: “Po, sigurisht”.

Pas votimit të zhvilluar dje, Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht Florentino Perezin në krye të klubit, duke hapur rrugën për realizimin e projekteve sportive të paralajmëruara gjatë fushatës së tij.

Sipas raportimeve, një nga vendimet më të rëndësishme pritet të jetë rikthimi i José Mourinhos në stolin e madrilenëve. Ndërkohë, në merkaton e verës janë parashikuar edhe përforcime të rëndësishme, me Denzel Dumfries që mund të transferohet nga Interi përmes klauzolës së lirimit, si dhe Ibrahima Konaté që shihet si një tjetër afrim i mundshëm për repartin defensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, vëmendja më e madhe është përqendruar te “goditja” e radhës që Perez ka premtuar. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se nesër mund të dërgohet një ofertë prej 150 milionë eurosh për një yll të futbollit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emri më i përfolur është ai i Michael Olise, por Bayern Munich ka bërë të qartë se lojtari nuk është në shitje, madje duke lënë të kuptohet se nuk do të largohej as për një ofertë prej 200 milionë eurosh. Për momentin, këto mbeten spekulime të merkatos dhe pritet që ditët në vijim të sjellin zhvillime të reja nga kampi madrilen.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?