Përfundoi kampionati shqiptar i skive, Denni Xhepa u ngjit në podium në Kupën Ballkanike
Shqipëria mbylli kampionatin kombëtar në shtëpinë që ka ngritur në Dolomite në Itali. Me qindra skiatorë nga disa kontinente garuan për të qenë kampionët kuqezi. Gara e slalomit gjigand kampionatin shqiptar të skive në Kronplatz u zhvillua në pistën Lorenzi.
Denni Xhepa u ngjit në podium në Kupën Ballkanike, që organizohej nga Federata Shqiptare, ku para tij u vendos slloveni Klemen Kosi. Kampionë të Shqipërisë në slalom gjigand u shpall zvicerania Delphine Darbellay për femra dhe norvegjezi Johs Braathen Herland për meshkuj.
Në këtë garë morën pjesë më shumë se 150 skiatorë nga 24 vende të botës nga Kanadaja në Australi.