Përfundon nën hetim dhe transferimi i Ronaldos te United, zgjerohen akuzat te Juventusi

Ditën e djeshme prokurorët e Torinos kanë dëgjuar për thuajse 4 orë dëshminë e Giovanni Manna, drejtuesi përgjegjës për skuadrën e dytë të Juventusit. Siç tregon sot “Gazzetta dello Sport”, Manna nuk figuron mes 6-të të hetuarve. Drejtuesit juventin i është kërkuar që të qartësojë operacionet e merkatos që kanë lidhje me lojtarët e rinj që dalin në 42 transferimet ku janë përqendruar hetimet.

Nuk ka akoma një datë se kur do të dëgjohen presidenti Andrea Agnelli, zëvendësi i tij Pavel Nedved dhe ish-përgjegjësi i zonës sportive Fabio Paratici (aktualisht te Tottenhami). Hetuesit vazhdojnë të pretendojnë ekzistencën e “dokumentit Ronaldo”, ku sipas përgjimeve tregohen marrëdhëniet ekonomike të portugezit dhe klubit.

Ditët e fundit u hodh hipoteza se lojtari do të dëshmonte në prokurori, por me shumë mundësi sqarimet mbi këtë temë do ti bëjë agjenti i tij, Jorge Mendes.  Juventus po bashkëpunon me hetuesit dhe me Consob dhe ka besim se do të qartësojë çdo aspekt të interesit të tyre, duke besuar se ka funksionuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret që rregullojnë përgatitjen e raporteve financiare, në përputhje me parimet e kontabilitetit dhe në përputhje me praktikën ndërkombëtare të industrisë së futbollit dhe kushtet e tregut.

SHKARKO APP