Përfundon “përralla”, futbollisti i njohur i jep fund martesës

Një krizë e gjatë e shkaktuar nga keqkuptime të vazhdueshme, ka çuar në divorcin mes futbollistit italian Alessandro Del Piero dhe bashkëshortes së tij Sonia Amoruso.

Çifti nuk shihet bashkë prej shumë kohësh dhe mediat italiane shkruajnë se tashmë ndarja është përfundimtare.

Ndërsa historia e tyre e dashurisë cilësohej si përrallash, duket se as ajo nuk i ka rezistuar kohës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja jeton në Los Angeles, por kur kthehen në Itali, ai shkon në Milano dhe ajo në Torino.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 19 vitesh bashkë dhe tre fëmijëve, Alex dhe Sonia nuk i sheshuan dot mosmarrëveshjet mes tyre.

Ish-kampioni i Juventus pasi jetoi në Australi dhe Indi, u transferua me familjen në Los Angeles.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?