Përfundon pjesa e parë me rrjeta të paprekura, kuqezinjtë ”kërcënues” për portën e Gjeorgjisë

Përfundon në barazim 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, e vlefshme për Nations League, e cila po luhet në ”Air Albania”. Trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë këtë kompeticion, duke mundur me përmbysje Ukrainën në Pragë me rezultatin 1-2.  Hoxha, Asani dhe Asllani tentuan disa herë nga jashtë zone, por pa rrezikuar portën e Mamardashvili. Një fitore do ta bënte Shqipërinë një kandidate kryesore për të fituar grupin dhe për t’u ngjitur në Ligën A, përtej faktit që do ta afronte edhe me play-off të Botërorit 2026. Gjeorgjia gjithashtu ka treguar një formë të mirë. Pasi bëri surprizën në Euro 2024, ekipi i Willy Sagnol zhvilloi dhe një sfidë të mirë me Republikën Çeke, duke triumfuar me rezultatin 4-1.

Komentet e rëndësishme nga ndeshja:

39’ Hoxha merr topin në të majtën dhe arrin fundoren, harkimi i tij drejt qendrës nuk gjen askënd.

Swiss Digital Desktop Reklama

37’ Hoxha nga e majta provon me një tjetër gjuajtje nga distanca, sfera nuk merr trajektoren e duhur drejt portës.

Swiss Digital Mobile Reklama

36’ Një top i Asllanit devijohet para se të mbërrijë te Manaj në qendër të zonës.

35’ Asani nga e djathta gjen hapësirën për të nisur sferën drejt qendrës, Mamardashvili është në pozicion dhe kontrollon sferën.

29’ Asllani provon vetë nga jashtë zonës, e djathta e tij nuk gjen portën.

27’ Pasime të shpejta pranë zonës së kuqezinjve, Kvara sheh një tjetër gjuajtje të bllokohet nga Asllani.

25’ Rast i rrezikshëm për miqtë me një top nga e djathta që fatmirësisht nuk devijohet nga Kvaratskhelia para portës.

21’ Asllani tenton një skeme në goditje dënimi, harkimi i tij drejt Ismajlit ndalet nga Mamardashvili, para se mbrojtësi të sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

16’ Kiteishvili provon nga e distanca, pa gjetur portën e Strakoshës.

15’ Aksion i rrezikshëm i gjeorgjianëve në të majtën e sulmit, pasimi në qendër për fat nuk gjen devijimin drejt portës së Strakoshës nga Mikautadze.

12’ Hoxha nga e majta hyn drejt qëendrës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por pa gjetur katërkëndorin e gjeorgjianëve.

7’ Kvaratskhelia harkon në zonë nga një goditje dënimi, Manaj i kthyer në mbrojtje largon sferën nga zona.

5’ Ccakvetadze nga e djathta kalon Mitajn dhe pason për Kvaran, Kumbulla përsëri largon rrezikun.

3’ Hysaj nga e djathta pason për Manajn, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit gjeorgjianë.

3’ Top në thellësi për Manajn, sfera shkon direkt në duart e portierit.

2’ Kvaratskhelia provon të hyjë në zonë në qendër, Kumbulla e ndalon dhe largon rrezikun pas një starti të shpejtë të miqve.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?