Përgatitjet anti-Danimarkë, De Biasin e shqetëson dëmtimi i Hysaj
Kombëtarja Shqiptare vijon përgatitjet në Itali, në prag të takimit kualifikues “Francë 2016”, me Danimarkën që do të luhet më 4 shtator, në kryeqytetin danez, të Kopenhagën. Kuqezinjtë janë të plotë, por shqetëson Elseid Hysaj, i cili ka pasur probleme pas ndeshjes me Sampdoria.
Mbrojtësi për stërvitet veçmas duke kryer vrapime dhe ushtrime taktike. Për të do të vendoset nga stafi mjekësor nëse do të jetë i gatshëm për takimin e së premtes.
Trajneri nuk ka vendosur ende se cili do të luajë përkrah Lorik Canës në qendër të mbrojtjes.
Arlind Ajeti dhe Berat Xhimshiti janë alternativa. Sulmi kuqezi paraqitet në formë, pasi gjatë fundjavës kanë shënuar Bekim Balaj dhe Shkëlzen Gashi.
Përballja e parë me Danimarkën në Elbasan përfundoi me rezultatin 1-1.
Shqipëria dhe Danimarka janë në të njëjtën kuotë pikësh. Shqipëria ka 1 ndeshje më pak. Pas Danimarkës, kombëtarja do të presë Portugalinë kryesuese më 7 shtator, në “Elbasan Arena”.
KOHA JONË SONDAZH

