Përgatitjet e Bajernit në Doha, Guardiola surpizon me takimet e shumta

Pjesa e dytë e Bundesligës po afron, ndërkohë që Bajern Mynih po i jep fund përgatitjeve në Doha të Katarit. Periudha e fazës përgatitore për kampionët e Gjermanisë ka korresponduar edhe me ditëlindjen e trajnerit, Pep Guardiola. Ai festoi  në fundjavë 44-vjetorin e lindjes. Por duket se impenjimet e shqetësojnë me tepër sesa festa, ndaj dhe ka takuar shumë nga kolegët, të cilët ndodh rrallë, të jenë kaq të larmishëm. Trajneri i Bejernit ka takuar trajnerin e Koracisë, Robert Kovaç dhe vëllain e tij, Niko, në Doha, me të cilët ka biseduar gjatë.  Ai në hotel ku është akomoduar Bajerni, është takuar një herë në darkë me Roberto di Mateon, trajnerin e Shalke 04. Trajneri i Danimarkës, Jan Age Fjërtoft, ka ndjekur gjithashtu disa herë seancat e stërvitjes së Bajernit, ditët e fundit dhe ka biseduar kokë me kokë me ish-trajnerin katalanas të Bajern. Këto takime të trajnerit Pep Guardiola, ose kanë të bëjnë me miqtë e shumë që ai ka, me të cilët ndan eksperiencë,ose lidhen me ndonjë gjë tjetër?! Kjo ka nxitur më shumë mediat të spekulojnë rreth këtyre takimeve, por megjithatë, Guardiola thotë se  “Ka disa sekrete, por shumë pak,”  – duke mos zbuluar asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?