Përgjysmohet mbrojtja e Interit, edhe Skriniar del pozitiv me Covid-19

Milan Skriniar është futbollist i radhës që ka dalë pozitiv me koronavirus te skuadra e Interit. Sllovaku, ashtu si Bastoni (mbrojtësi tjetër zikaltër që rezultoi pozitiv me Covid-19) është asimptomatik por rrezikon të kryejë periudhën e karantinës jo në Itali por në Sllovaki, ku aktualisht gjendet edhe sot e prêt rezultatin e tamponit të dytë të cilit i është nënshtruar.

Në çdo rast për të ashtu si për Bastonin është e sigurt mungesa në derbin me Milan në 17 tetor e madje është njoftuar edhe mungesa në impenjimin e parë të Champions kundër Borussia Moenchengladbach në 21 tetor.

Një problem jo i vogël për Conten, teksa do të ketë në dispozicion vetëm De Vrij të gatshëm në prapavijë, ndërkohë që D’Ambrosio dhe Kolarov pritet të adaptohen në qendër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?