Perisic kushton 50 milionë euro, Bayerni është gati që të heq dorë

Bayern Munich po mendohet mbi blerjen përfundimtare të kroatit Ivan Perisic, pasi përtej dëshirës së trajnerit Hansi Flick, drejtuesit e klubit nuk janë aspak të bindur të investojnë për kartonin e futbollistit të Interit.

Kroati  u mor në huazim verën e kaluar, me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, por pavarësisht paraqitjeve të mira dhe disa golave e asisteve në një sezon në kampionatin gjerman e Ligën e Kampionëve, bavarezët kanë ende dyshime.

Kjo pasi përveç shifrës 20 milionë euro, duhen bërë llogaritë edhe me pagën e kroatit, që fiton rreth 10 milionë euro në vit dhe çmimi i blerjes, bashkë me pagën për 3 sezone kapin shifrën e 50 milionë eurove në total.

Kjo shifër nuk i bind aspak gjermanët, të cilët këtë verë do të investojnë për të blerë sulmuesin anësor të Manchester Cityt, Leroy Sane dhe nuk kanë ndërmend të investojnë 50 milionë euro për një futbollist që do të niset kryesisht nga pankina.

SHKARKO APP