Përjashtohet nga futbolli, raporti:goditi gjyqtaren femër me penis!

 

Një vit pezullim dhe 468 euro gjobë për Ruben Gomez Bustamante, ish-lojtar i ekipit të Celtic de Pulianas, pasi është përjashtohet pas episodit skandaloz, sepse ka tentuar të godasë një gjyqtare anësore futbolli me penis gjatë një ndeshjeje mes Abes dhe Gabia, e vlefshme për Kategorinë e dytë të Andaluzisë.

Vendimi është marrë nga komiteti organizator i Federatës së Futbollit të Andaluzisë, pasi ka lexuar raportin e arbitrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari, i cili ka qenë në stadium për të ndjekur ndeshjen në fjalë, ka zbritur në fushë dhe ka sulmuar gjyqtaren anësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ish-lojtari i Celtic de Pulianas, Ruben Gomez Bustamante pretendoi  të kundërtën. “Në asnjë moment nuk kam ulur poshtë pantallonat. Kanë qenë njerëzit që kanë filluar të bërtasin dhe të qeshin, duke thënë se kam nxjerrë penisin dhe se kam prekur me të anësoren. Arbitri i ka besuar këtyre zërave dhe e ka shkruar në raport, – është justifikuar Bustamante në një intervistë për portalin ABC. – “Ajo që më bezdis më shumë është fakti se më trajtojnë si maskilist, kur anësori që është shkruar në raport nuk ka qenë femër. Në raport nuk thuhet kjo. Ishin dy anësorë, por femra ishte në anën tjetër. Ka mijëra dëshmitarë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?