“Përjashtohet” pista e Nurburgring, Ecclestone: Gara në Hockenheim

Gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë për sezonin e ri 2015 do të zhvillohet në Hockenheim dhe jo në Nurburgring. Kjo risi u bë e ditur pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone, i cili tha se nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e kësaj Nurburgring, ndaj edhe viteve të fundit është alternuar me Hockenheim. –“Jemi në kulmin e bisedimeve me zyrtarët e Hockenheim, por e përjashtoj mundësinë që të garojnë në pistën tjetër të Gjermanisë sepse nuk e arritëm marrëveshjen. Aktualisht kemi një kontratë me Hockenheim dhe duhet thjesht që të modifikojmë vitet e saj. Alternimi mes dy pistave nuk do të na limitojë drejt një vendimi përfundimtar për të lënë në lojë vetëm Hockenheim”, tha Ecclestone.  Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, gara për Çmimin e Madh të Gjermanisë do të zhvillohet në 19 korrik të këtij viti. Sezoni i ri i Formula 1 starton në 15 Mars, ku gara e parë zhvillohet në Melbourne të Australisë dhe përfundon në 29 nëntor në Abu Dhabi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?