Islanda befason në minutat shtesë. Si përherë pësojmë gol në fund! Pse e mbani këtë trajner akoma në stolin e Kombëtares?!
Kombëtarja zhgënjen sërish, duke e mbyllur në barazim 1-1 aventurën në Ligën e Kombeve kundër Islandës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja zhgënjyen ndaj islandezëve në shtëpi, një ndeshje që e luajtën për 80 minuta me një lojtarë më shumë.
Gunnarsson u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës. Kombëtarja ju afrua disa herë golit, por si përherë nuk bëjmë gol, por hamë gol në minutat e fundit.
Në minutën e 33-të, pas një krosimi shumë të bukur nga krahu i majtë, Ermir Lenjani kërcen mjaft mirë me kokë, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës.
Më tej loja flet e gjitha për Shqipërinë që krijon shanse të shumta shënimi, me Uzunin që shpërdoron shumë, ndërkohë që Cikalleshi ishte në hije. Në pjesën e dytë kishte minuta dhe për Brojën, i cili shpërtheu mjaft mirë në krahun e djathtë, por në fund nuk arriti të kombinonte me Uzunin.
5 minuta nga fundi i ndeshjes, Ardjan Ismajli pësoi një dëmtim të rëndë që e detyroi të dilte nga fusha dhe të linte ekipin me 10 lojtarë, teksa nuk kishte më zëvendësime në dispozicion. Në fundin e ndeshjes, Anderson ndëshkon kuqezinjtë me një goditje të saktë në shtyllën e dytë, duke realizuar golin e barazimit në minutën e 97-të.
Kështu e ha kombëtarja shqiptare me një trajner italian që duhej shkarkuar që pas humbjes me Izraelin.