“Perla” e Muçit kundër Aston Villa-s shpallet goli i vitit te Legia (VIDEO)

Ernest Muçi është një nga lojtarët më të lakuar në Poloni, ndërsa për Legia-n është një talent i pastër i cili pritet të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Legia pritet të përfitojë afro 10 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa 1 milionë euro do të marrë Tirana pasi bardheblutë zotërojnë 10% të kartonit.

Muçi ka fituar zemrat e tifozëve pasi këta të fundit kanë votuar golin e sulmuesit kuqezi si më të bukurin e vitit. Perla e tij kundër Aston Villa-s, në ndeshjen e kthimit në Angli, në Conference League, ka marrë shumicën e votave në sondazhin që klubi zhvilloi në faqen zyrtare të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
MATCH HIGHLIGHTS | Aston Villa 2-1 Legia Warszawa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?