Përleshje mes tifozave të Vllaznisë dhe Tiranës, goditen me shkopinj dhe sende të forta në mes të rrugës
Tirana fitoi 0-1 me Vllazninë në stadiumin e Kukësit, për javën e tetë në Superligë.
Në “Kukës Arena” të pranishëm ishin tifozët e të dyja skuadrave, që pas përfundimit të sfidës janë përleshur mes tyre në Reps te Mirditës në Rrugën e Kombit.
Rrugës për në kthim, ultrasit nuk lanë pa përdorur sendet e forta kundër njëri-tjetrit, në një përleshje të dhunshme.
Burime nga Spitali Rajonal i Lezhës bëjnë me dije se 5 prej tifozëve po marrin mjekim, ndërsa dy të tjerë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH


