“Përmbyset” Atletiko, Barça nis arratinë drejt titullit  

Barcelona me një ndeshje më pak se Atletico Madrid, ka tre pikë me tepër dhe ka hedhur kështu një hap të sigurt drejt titullin Kampion në Spanjë, falë fitores në ndeshjen direkte me një nga dy rivalët kryesorë. Barcelona fitoi 2-1 në “Kamp Nou”, duke përmbysur shifrat ndaj Atletikos, që kaloi e para në avantazh me anë të Koke.

Përmbysja erdhi që në pjesën e parë falë golave të Suarez dhe Messi. Atletiko mbeti me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë kur doli me karton të kuq Luis dhe e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë pas ndëshkimit edhe të Gudin në 64’. Ndeshja mbyllet 2-1 në favor të Barcelonës që shkëputet edhe 7 pikë Real Madrid, por “merengues” luajnë sot ndaj Espanjol dhe do të kërkojnë të afrohen me dy kryesuesit. NJë tjetër e dhënë është se Messi shënoi një gol historik.

Dueli mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo njihet si një ndër duetet më gjatë në historinë e futbollit botëror, pasi të dy kanë rivalizuar për 6 vite radhazi për fitimin e “Topit të Artë”. Para ndeshjeve të fundjavës në La Liga, të dy së bashku, Messi dhe Ronaldo, kishin shënuar nga 999 gola në 1384 ndeshje në total. Mesi kishte shënuar 481 gola në 611 ndeshje, ndër ta 432 gola për Barcelonës dhe 49 ndeshje për Argjentinën. Me më shumë ndeshje të luajtura, Ronaldo ka kontribuar 518 gola. Ai shënoi pesë gola për Sporting Lisbonë para se të linte Portugalinë, 118 për Manchester United dhe 340 gola në 327  ndeshje me Real Madrid. Ai ka shënuar gjithashtu 55 gola në 123 ndeshje për kombëtaren e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?