“Përmbyset Tirana”, Skënderbeu marshon drejt titullit

Skënderbeu fiton 2-1 ndaj Tiranës dhe shënon fitoren e katërt radhazi, duke mos njohur as këtë sezon rivalë në Superiore. Ekipi kampion ringjitet në krye me pikë të plota, dy pikë para Partizanit, që mban vendin e dytë. Java e 4-ët e Kategorisë Superiore mbyllet me super-ndeshjen e zhvilluar në Korçë, mes ekipit kampion të Skënderbeut dhe Tiranës. Skënderbeu kërkonte fitoren e katërt radhazi, ndërsa Tirana një rezultat për të shpresuar se këtë  vit do të rikthejë trofeun e munguar. Kjo ndeshje u zhvillua më vonë se të tjerët për shkak të impenjimeve që kishte skuadra korçare në Europa League, gjatë mesjavës. Skënderbeut do t’i duhej vetëm fitorja për të parakaluar sërish Partizanin, që mposhti Kukësin mes polemikave dhe i rrëmbeu kreun  në fundjavë. Por fitorja do ta ndihmonte për të lënë pas edhe një rival tjetër kryeqytetas me pretendime të mëdha si Tirana. Mirëpo, edhe pse me mbështetjen e rreth 4 mijë tifozëve,  vendasit u gjetën shuam shpejt në disavantazh, pas golit të japonezit Fukui, i cili shënoi që në 3’. Pas një krosi të Bakajt në zonë, japonezi u mendua në pozicion jashtë loje, por duket se i shpëtoi me shpejtësi mbrojtjes dhe nuk fal para portierit Shehi. Pas golit Skënderbeu shtoi presion për të barazuar rezultatin dhe Bernard Berisha barazoi gjithçka në 26’. Një goditje e fortë prej tij nga jashtë zonës, gjen të papërgatitur portierin Frashëri. Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë e ndeshjes. Tifozët e Tiranës, me anë të tymuesve krijuan probleme gjatë lojës sidomos me fillimin e pjesës së dytë. megjithatë, Skënderbeu në këtë pjesë loje duket më kërkues për golin e fitores. Trajneri Josa largon Latifin dhe aktivizon Prognin, për më shuam siguri në mesfushë.  Trajneri Muça kundërpërgjigjet, largon  Gilberton dhe  fut  Hoxhallarin. Japonezi Fakui në minutat e mëtejshme pati rastin më të mirë për gol nga ana e Tiranës. Por do të jetë Progni, që pas një krosimi të Berishës do të gjejë rrugën e rrjetës pesë minuta para mbylljes së ndeshjes. Pas golit, Josa aktivizon Askuardinjon, në vend të Salihit dhe mbron fitoren.Trajneri Mirel Josa, për Skënderbeun, aktivizoi këtë formacion zyrtar: Shehi, Arapi, Jashanica, Radas,  Vangjeli, Lilaj, Berisha, Shkëmbi, Latifi,  Olayinka,  Salihi;

Nga ana tjetër, trajner Shkëlqim Muça i Tiranës, aktivizoi:  Frashëri, Smajli, Karan, Muça, Gërçaliu, Karabeci, Teqja, Fukui, G.Lika, El.Bakaj, Gilberto;

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria Superiore

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 4-ët/ Sot 

Skënderbeu-Tirana                        2-1

20 shtator 

Flamurtari – Vllaznia                      2-0         

Laçi – Bylis                                    3-1

19 shtator 

Partizani-Kukësi                            2-0

Teuta-Tërbuni                                3-1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?