Pero Pejiç: Me Kukësin në finalen e kupës, fitoj titullin, më pas rinovoj kontratën

Katër ekipet gjysmëfinalistë të Kupës së Shqipërisë, tre prej të cilave në garë për titullin kampion, kanë nisur prej ditës së djeshme të bëjnë llogaritë për finalen e madhe. Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit, ku spikat sfida e Korçës, mes Skënderbeut e Kukësit. Vendi i dytë i kampionatit përballë kryesuesve, por Kukësi udhëton drejt qytetit juglindor me avantazhin e fitores së parë, falë golit të kroatit Pero Pejiç.  Shtatlarti rikthehet në Korçë, ku përballë ish-ekipit të sezonit të kaluar premton tjetër gol si dhe kualifikimin e skuadrës së tij.  – “Kemi fituar 1-0 në ndeshjen e parë dhe jemi të favorizuar për të kaluar në finale. Gjithsesi gjithçka mbetet e hapur. Unë besoj se ne do të kualifikohemi,” – thekson ai.  Finalja e Kupës është vetëm një nga objektivat e radhës, por Pejiç beson se verilindorët do të triumfojnë edhe në kampionat, duke u bazuar te kalendari i ndeshjeve me rivalët direkt. “Ne do të luajmë në fushën tonë me Skënderbeun dhe Tiranën, prandaj mendoj se jemi të favorizuar nga kalendari. Kam besim se do t’i fitojmë të dy trofetë e sezonit”.  Në këtë sezon 32-vjecari ka shënuar 25 gola në Superiore dhe 3 gola në Kupën e Shqipërisë. Por sezoni sipas Pejiç  do të ishte më perfekt  nëse Kukësi arrin të fitojë të dy trofetë madhorë, titullin dhe kampionatin.  – “Kam shënuar 25 gola në Superiore, por besoj se në ndeshjet e mbetura do të shënoj të paktën edhe 2-3 gola të tjerë. Sezoni do të ishte prefekt për mua nëse fitoj trofe edhe me Kukësin”.  Bashkëpunimi mes Kukësit dhe Pejiç pritet të zgjasë përtej sezonit aktual. Vetë kroati zbulon se presidenti Gjici i ka kërkuar të firmosë rinovimin e kontratës. Ai nuk ka zhgënjyer aspak dhe nëse do të mbetet sezonin tjetër në Shqipëri, e sheh Kukësin si skuadrën parësore për të firmosur dhe qëndruar tek kjo skuadër. E sigurtë është pavarësisht nëse fiton apo je trofe, pjesëmarrja e Kukësit në Kupat e Europës. Sfida tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo mes Laçit e Tiranës. Ndeshja e parë përfundoi pa gola 0-0. Por Laçi ka avantazhin e fushës, dhe shpreson që të arrijë finalen e dytë në tre sezonet e fundit, si dhe të ketë më tepër shanse për të siguruar një  vend në Kupat e Europës.

Kupa e Shqipërisë

Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale  (e mërkurë)

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu-Kukësi        (0-1)      17.30

Swiss Digital Mobile Reklama

Laçi-Tirana                      (0-0)      15:00

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?