“Përplasja” e dy vëllezërve shqiptarë në Francë, prindërit në dilemë!
Taulant Xhaka do të luajë përballë Granit Xhakës. Njëri pjesë e kombëtares së Zvicrës dhe tjetri pjesë e kombëtares së Shqipërisë.
Realizohet gati si profeci kjo përballje mes tyre, pasi ishte diskutuar më herët një përballje e mundshme Zvicër-Shqipëri.
Graniti ka luajtur edhe herë të tjera kundër Shqipërisë, por në ato takime Taulanti nuk ishte pjesë e ekipit kuqezi.
Dy vëllezërit shqiptarë do të jenë të vetmit, me dy ekipe përfaqësuese të ndryshme në Euro 2016.
Interesant është fakti tjetër se me kë do bëjnë tifo prindërit e dy vëllezërve shqiptarë në përballjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Taulanti tha më herët se babai i tij, Ragip Xhaka, do të jetë me Shqipërinë, megjithatë ka edhe më shumë dilema tashmë për të zgjidhur familja Xhaka.
KOHA JONË SONDAZH

