Përplasja me shokët e ekipit, Boldor reagon për herë të parë
Mbrojtësi Deian Boldor ka reaguar për herë të parë pas lajmit se është goditur nga shokët e tij pasi u mor vesh se është pozitiv ndaj COVID-19.
Rumuni ka thyer heshtjen pas shumë lajmeve të shkruara nga mediat dhe ka hedhur gjithçka poshtë. Në një reagim në rrjetet sociale ai hedhur poshtë “lajmet e rreme”.
“Ndaloni së shkruari lajme të rreme. Jam në rregull, ndodhem në shtëpi dhe kam marrë të gjitha masat kundër COVID-19”, shkruan Boldor në “Instagramin” e tij.