Përplasja për një goditje dënimi, Asllani: Manajt i kërkova falje. Unë dhe Rei jemi shumë shokë, gabova

Kombëtarja fitoi 1-2 me përmbysje kundër Ukrainës në Pragë për Ligën e Kombeve. Kristjan Asllani dhe Rey Manaj nuk ishin vetëm protagonist sa i takon cilësive në fushë, por në fund të lojës dy shokët e ekipit kuqezi u “përplasën” edhe për një goditje dënimi, që në fund u godit nga Manaj.

Kristjan Asllani është një nga futbollistët më në formë te Kombëtarja Shqiptare dhe këtë e tregoi edhe në fitoren ndaj Ukrainës ditën e shtunë.

Sa i përket veprimit me Manajn në ndeshjen ndaj Ukrainës, Asllani tha se i ka kërkuar falje sulmuesit. ”Unë dhe Rei jemi shumë shokë. Kemi bërë shumë shaka për atë moment. I kërkova falje se të gjithë bëjnë gabime”, tha Asllani gjatë konferencës për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?