FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasje mes tifozerive në rrugë pas ndeshjes mes Tiranës dhe Elbasanit

Fitorja 1-0 Elbasanit ndaj Tiranës në kryeqytet është shoqëruar me tensione mes tifozëve pas përfundimit të takimit.

Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare në stadiumin Selman Stërmasi Stadium, pati përplasje dhe shkëmbime ofendimesh mes tifozërive të dy skuadrave, të njohura për rivalitetin e tyre. Situata rrezikoi të përshkallëzohej, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë për të rikthyer qetësinë.

Sipas raportimeve, disa persona janë shoqëruar në polici pas incidenteve të ndodhura jashtë dhe rreth stadiumit. Ndeshja e zhvilluar këtë të diel kishte rëndësi të veçantë për të dy ekipet, të cilat kanë objektiva të ndryshme në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?