Përplasje mes tifozerive para ndeshjes mes Genoas dhe Interit (VIDEO)
Momente tensioni janë regjistruar në Xhenova pak para nisjes së ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit. Jashtë stadiumit “Luigi Ferraris”, i njohur si “Marassi”, janë shënuar përplasje mes tifozëve të dy skuadrave, të cilët kanë ardhur në kontakt pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër.
Situata është përkeqësuar më pas nën tribunën e tifozëve të Genoas, ku janë raportuar përleshje dhe kaos. Sipas asaj që bën të ditur media lokale Telenord, gjatë incidenteve janë hedhur edhe mjete piroteknike, duke rritur rrezikun për sigurinë publike.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë për të vendosur qetësinë, ndërsa zona përreth tribunave është izoluar përkohësisht dhe trafiku është bllokuar.
Tensione e scontri fuori dal Ferraris prima di #GenoaInter pic.twitter.com/R8AtGjrNPk
— Daniele Vitiello (@DanViti) December 14, 2025
KOHA JONË SONDAZH

