Përplasje pas ndeshjes Francë-Marok në Londër, plagoset një polic dhe arrestohen katër persona

Një efektiv i policisë mbeti i plagosur, ndërsa të paktën katër persona u arrestuan pas përplasjeve që shpërthyen në zonën e Edgware Road, në Londër, pas përfundimit të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut.

Sipas autoriteteve britanike, të cituara nga “Sky News”, incidenti nisi kur një grup personash u mblodh në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Situata u përshkallëzua më pas, pasi pjesëmarrësit hodhën shishe drejt forcave të rendit dhe ndezën fishekzjarrë.

“Policia u thirr fillimisht pasi një grup personash ishte grumbulluar në rrugë duke bllokuar trafikun. Më pas situata degjeneroi, me pjesëtarët e grupit që hodhën shishe dhe përdorën fishekzjarrë”, thuhet në deklaratën e Policisë Metropolitane të Londrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ndërhyrjes, një polic pësoi lëndime në kokë dhe u transportua në spital. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se u godit nga një shishe qelqi. Autoritetet bëjnë të ditur se nuk janë raportuar persona të tjerë të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia qëndroi në zonë deri në rikthimin e qetësisë dhe arrestoi katër persona, të cilët akuzohen për përfshirje në akte të dhunshme dhe prishje të rendit publik. Rreth orës 01:00 pas mesnate, grupi u shpërnda dhe qarkullimi në Edgware Road u rikthye në normalitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?