Përshtatje perfekte në Premier, James Rodriguez i ka bërë të gjithë për vete

James Rodriguez është përshtatur shumë shpejt me Evertonin dhe futbollin anglez. Carlo Ancelotti e kërkoi me ngulm në ekipin e tij dhe fantazisti kolumbian po ia shpërblen besimin.

Një gol dhe një asist në tre takimet e para, sërish më i miri i ndeshjes në fitoren e fundit 1-2 ndaj Crystal Palace dhe futbollisti që ka krijuar më shumë raste deri tani në Premier League.

Golat dhe rastet e CRYSTAL PALACE-EVERTON

29-vjeçari është rikthyer lojtari që njohin të gjithë, ndërsa Evertoni kryeson kampionatin bashkë me Leicester City. Tifozët e ekipit nga Liverpuli kanë nisur të ëndërrojnë dhe drejtuesit presin kualifikimin në Champions League.

/abcnews.al

SHKARKO APP