Pesë ndeshje, pesë fitore, Bajernin “detyrohen” ta ndjekin nga pas

5 fitore në 5 ndeshje, Bayern Munich vijon ecurinë perfekte në Bundesligë.

Formacioni i drejtuar nga Pep Guardiola kaloi me shifrat 0-3 Darmstadt-in debutues në transfertë edhe pse në këtë sfidë trajneri spanjoll i bavarezëve kishte lënë në stol një pjesë të mirë të lojtarëve titullarë kjo edhe për faktin se të Martën, Bayerni do të ketë përballë Wolfsburgun, sfidë e vlefshme për javën e 6-t të kampionatit gjerman. Përballë një Darmstadt-i që vinte në këtë takim pa njohur ende shijen e humbjes, kampionëve të Gjermanisë u mjaftuan finalizimet e Vidal, Coman dhe Rodes. Ai që hapi serinë e golave ishte pikërisht mesfushori kilian që në minutën e 20-të pas një topi të marrë nga Douglas Costa tregoi gjithë klasin e tij me një goditje mjeshtërore nga distanca.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërsa për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë Bayernit mendoi Kingsley Coman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ishte goli i parë me fanellën e skuadrës bavareze për sulmuesin francez, i cili luan te Bayerni i huazuar nga Juventusi. Vetëm pak sekonda më vonë kampionët Gjermanisë realizuan edhe golin që vendosi në kasafortë fitoren e tyre me Roden që i shpëtoi në limite pozicionit jashtë loje. Me këtë sukses Bayerni u ngjit në krye të klasifikimit me pikë të plota 15 pas 5 javëve të para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rigjeti shijen e fitores edhe Wolfsburgu që mundi në Wolkswagen Arena, Herthan e Berlinit. Ujqërve për të regjistruar triumfin e tretë në kampionat u mjaftoi një dy golësh i Bas Dost që e nisi këtë sfidë nga stoli.

Vijon forma shumë e dobët e Borussia Moenchengladbach që pësoi humbjen e 5-t në po aq takime pasi u mposht 1-0 në transfertë nga Kolni. Skuadrës së trajnerit Peter Stoger për të marrë trepikëshin e radhës i mjaftoi një gol i sulmuesi francez Anthony Modeste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?