
Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi arsyet e thirrjes së tij.
Sportisti shqiptar ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut pas një fletëthirrjeje për t’u paraqitur në orën 11:15.
Ende nuk dihet se për çfarë çështjeje është thirrur Qerimaj nga Prokuroria e Posaçme dhe nëse paraqitja e tij lidhet me një hetim konkret. Po ashtu, nuk ka të dhëna zyrtare nëse ai është thirrur për të dhënë shpjegime apo në një cilësi tjetër procedurale.
Erkand Qerimaj është një nga emrat e njohur të peshëngritjes shqiptare, me një karrierë të gjatë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
