FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peshëngritje/ Enkileda Carja shkruan historinë, thyen rekordin evropian për të rinj!

Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, Enkileda Carja ka thyer rekordin evropian për të rinj në stilin e shkëputjes, duke ngritur plot 103 kilogramë. Sportistja e Shqipërisë ka ngritur lart emrin e vendit dhe synon rekorde të reja.

“Një arritje e jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin, forcën dhe nivelin e lartë të peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Enkileda vazhdon të na bëjë krenarë dhe të vendosë Shqipërinë në hartën e suksesit evropian”, shkruan Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

18-vjeçarja nga Elbasani u dekorua në këtë aktivitet me titullin “Ylli në Ngritje i Europës 2025” nga Federata Europiane e Peshëngritjes, një çmim që konfirmon talentin, përkushtimin dhe të ardhmen e ndritur të saj në këtë sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i teksti

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?