Pësoi atak kardiak në fushë, sulmuesi i njohur holandez heq dorë nga futbolli

Sulmuesi holandez i njohur, Bas Dost, pësoi një atak kardiak në duelin e tij të fundit me NEC kundër AZ Alkmaar dy javë më parë. Ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor në fushë i shpëtoi jetën futbollistit, dhe më pas j ai u dërgua në spital për kujdes të mëtejshëm.

Tashmë pasi ka kaluar periudhën e vështirë, Bas Dost ka lënë spitalin në Amsterdam, megjithatë, si masë paraprake i është vendosur një defibrilator i brendshëm. Pas diagnostikimit të miokardit, sulmuesi ka njoftuar se nuk do të zbresë më në fushën e blertë.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe,” tha Bas Dost në një mesazh të publikuar nga skuadra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?