Petit: Mbappe nuk është i denjë për kapiten të Francës, unë do ta lija në stol …

Ish-futbollisti i Francës, Emmanuel Petit është treguar mjaft agresiv për rolin e Mbappe te skuadrave e “Gjelave”. Ish-mesfushori, thekson se sulmuesi nuk është i denjë për të qenë kapiteni i Francës.

“Deri në këtë moment, Mbappe nuk është i denjë për të qenë kapiteni i Francës. Nuk merr mjaftueshëm përgjegjësi në fushë dhe prej fillimit të këtij Europiani nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Por, këtu ndikon edhe fakti që ai nuk është në formën e vet më të mirë.

Mendoj se ndaj Portugalisë, Deschamps e zëvendësoi shumë vonë, ndoshta duhej zëvendësuar në minutën e 60. Megjithatë, besoj dhe shpresoj se do të shpërthej në gjysmëfinale. Unë do ta aktivizoja vetëm sepse përballë është Spanja, pasi nëse do të ishte një tjetër skuadër, do ta lija në stol”, u shpreh Petit.

SHKARKO APP