Pioli drejt largimit, ja synimi kryesor i Milanit për pankinën

Milani po kërkon zëvendësuesin e duhur për Stefano Piolin, teksa po mendon dhe emrin që do ta zëvendësojë.  Klubi aktualisht po shqyrton një listë të gjatë të zëvendësuesve të mundshëm përpara verës.

Corriere della Seria ka zbuluar se si Thiago Motta është një nga opsionet kryesore të Milanit për të zëvendësuar Piolin gjatë verës, duke vlerësuar punën e tij të pabesueshme me Bologna-n këtë sezon.

Klube të tjera të interesuara për trajnerin 41-vjeçar përfshijnë Juventus, Paris Saint-Germain dhe Barcelona. Një nga emrat e përmendur ka qenë edhe ai i Antonio Conte-s, por deri më tani nuk ka pasur diçka konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?