Pioli entuziast pas fitores ndaj PSG: Githnjë dua të shoh këtë Milan!
Fitorja kundër PSG i jep më shumë besim Milanit dhe Piolit, që tashmë janë në garë për kualifikim në atë që cilësohet si grupi i ferrit. Sigurisht që ky trepikësh rikthehen qetësinë në shtëpinë e “djallit”, por Pioli kërkon të vazhdimësi:
“Është e qartë që dëshiroj të shoh gjithnjë këtë Milan. Këto ndeshje tregojnë shumë gjëra. Vuajtëm, ata kishin kontrollin e topit, por ne kishim raste edhe për të shënuar ndonjë gol më shumë. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara, por ky grup do të vendoset në ndeshjen e fundit.
Tani kemi ndeshjen direkte me Dortmund që është përpara nesh me pikë, mund të jetë përcaktuese. Leao? Ky duhet të jetë standardi i tij. Mund të jetë një kampion, por kjo varet vetëm nga ai. Bëri një ndeshje të shkëlqyer, ashtu si të gjithë”, u shpreh Stefano Pioli pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

