Pioli: Guardiola ka të drejtë, Atalanta është sikur të shkosh te dentisti

Milan-Atalanta përballen nesër, në një duel direkt për zonën Champions.  Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli deklaroi se Pep Guardiola kishte të drejtë kur tha se të ndeshesh me Atalanta-n është njësoj si të shkosh te dentisti.

“Duhet të jemi të fortë në duele. Guardiola e tha mirë, përballja me Atalanta-n është si të shkosh te dentisti, është e bezdisshme.

Maignan? Mrekullitë nuk kanë mbaruar. Mike mbetet një nga më të mirët në botë. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, është i fiksuar të bëhet më i miri në botë. Ai gjithmonë del i përmirësuar nga çdo situatë. Nuk ka probleme me të”, deklaroi Pioli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?