Pique apo Mascherano, cili do të jetë kapiteni i katërt i Barçës?

Largimi i Xavi Hernandezit drejt Katarit, ka hapur një debat të ri te Barcelona. Cili do të jetë kapiteni i katërt i blaugranave për sezonin e ri futbollistik? Në bazë të hierarkisë, Andres Iniesta, Leo Messi dhe Sergio Busquets, automatikisht janë kapiteni i parë, i dytë dhe i tretë, ndërsa për të zgjedhur kapitenin e katërt duhet të bëhet një votim ku do të marrin pjesë të gjithë futbollistët. Barcelonës së fundmi i është bashkuar edhe Claudio Bravo, që do të thotë se janë të gjithë kushtet që të realizohet ky votim.
Dy kandidatët kryesorë janë Gerard Pique dhe Javier Mascherano. Spanjolli vlerësohet për vazhdimësinë e tij që nga viti 2008, ndërsa argjentinasi për autoritetin që gëzon në dhomat e zhveshjes.
Një tjetër futbollist i i Barcës, që mund të marrë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur kapiten i katërt është Dani Alves, i cili është pjesë e skuadrës që nga viti 2008. Nuk ishte në listën e kandidatëve kur Xavi njoftoi largimin, pasi edhe ai përflitej se nuk do të ishte pjesë e formacionit të Luis Enriques.
Një kandidaturë potenciale mund të ishte edhe Pedro, i përfshirë në ekipin e parë nga Rijkard në sezonin 2007-2008, por sulmuesi mund të largohet te Manchester United, ndaj nuk mund të zgjidhet si kapiten i katërt.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?