Pique ndez debatin: Reali fiton me arbitra, Barcelona vetëm me futboll të bukur!

Gerard Piqué është përfshirë sërish në një debat në rrjetet sociale, pasi iu përgjigj drejtpërdrejt një përdoruesi në TikTok, i cili pretendonte se ekziston vetëm një mënyrë që Barcelona të fitojë.

Ish-mbrojtësi i klubit katalanas ishte i qartë në përgjigjen e tij, duke theksuar se filozofia e Barcelonës ka qenë gjithmonë e lidhur me futbollin ofensiv dhe cilësinë në fushë.

“Po, ekziston vetëm një mënyrë që Barcelona të fitojë, dhe ajo është të luajë futboll shumë të mirë. Pikërisht për këtë njihemi”, deklaroi Piqué, në fjalët e raportuara nga Mundo Deportivo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ish-futbollisti kujtoi sukseset e klubit katalanas ndër vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi fituar shumë tituj kampionë, shumë Champions League dhe shumë tripleta duke luajtur futboll shumë të mirë”, shtoi ai.

Piqué nuk u ndal vetëm te filozofia e lojës. Ai iu përgjigj edhe diskutimeve të vazhdueshme mbi vendimet e arbitrave në ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madridit.

“Jeni gjithmonë ju që e sillni temën e arbitrave”, tha ish-mbrojtësi, përpara se të përmendte disa episode të diskutueshme nga historia e futbollit europian.

Piqué solli si shembull një finale të Champions League ndaj Juventusit, duke pretenduar se një gol i Mijatović ishte i parregullt. Ai përmendi gjithashtu një prej finaleve kundër Atlético Madridit, duke iu referuar golit të Sergio Ramosit, të cilin e konsideroi jashtë loje.

Në përfundim, Piqué pranoi se gabimet e arbitrave janë pjesë e historisë së futbollit, por dha edhe opinionin e tij për mënyrën se si kanë ndikuar ato në rivalitetin mes dy gjigantëve spanjollë.

“Ka shumë gabime arbitrale, por zakonisht dhe historikisht, ato kanë prirur pak më shumë në favor të Real Madridit”, përfundoi Piqué.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?