Pique rikthehet sërish në botën e futbollit, por këtë herë jo si lojtar

Gerard Pique vendosi të tërhiqej nga futbolli në nëntor të vitit 2022, duke u larguar teksa ishte pjesë e Barcelonës. Gjithsesi ky vit ka nisur me një tjetër ide nga ish-mbrojtësi i cili papritur nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se do të rikthehet në botën e futbollit edhe pse këtë herë jo më si futbollist, por në rolin e trajnerit.

“Është një vit i ri dhe pasi kam marrë kohën e duhur dhe jam menduar, vendosa që të rikthehem në botën e futbollit. Më mungon shumë kontakti i përditshëm me futbollin.

Sigurisht që këtë herë nuk do të rikthehem si futbollist, por në rolin e trajnerit. Në ditët e ardhshme do të jap edhe më shumë detaje”, u shpreh Pique.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?