Pique shpërthen ndaj shokëve të ekipit: Kurva m*ti, a keni gjak? (VIDEO)

Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e tifozëve nxjerr zbuluar futbollistët apo stafet teknike në komunikimet  mes tyre përgjatë lojës. Në takimin e La Ligas, Getafe-Barça, e cila përfundoi me humbjen e parë të katalanëve nën drejtimin e holandezit Ronald Koeman, mbrojtësi Gerard Piqué shfryu ndaj shokëve të tij të skuadrës.

Në minutën e 71-të, kur Barça po humbiste 1-0 pas një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Jaime Mata, Getafe krijoi një rrezik më të madh te porta e Netos. Në këtë moment,  Piqué nuk u përmbajt dhe e shfrenoi gjuhën ndaj shokëve të ekipit: “Kurva mu*i, a keni gjak!?”.

Pak çaste më vonë, Getafe po avanconte lehtësisht drejt portës së Netos dhe qendërmbrojtësi veteran u shfaq përsëri aktiv: “Zgjohu, lëvizni pra, dreqin!”. Reagimi i Piquesë nuk vlejti për asgjë, sepse “blaugranat” pësuan humbjen e parë sezonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?