Pirlo pas fitores së Juventusit me Romën: Kemi gjetur entuziazmin

Juventusi arriti një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat duke mundur 2-0 Romën në Torino.

Cristiano Ronaldo zhbllokoi lojën pas 13 minutash lojë, ndërsa Ibanez dyfishoi shifrat duke shkaktuar autogol në fraksionin e dytë.

“Ne luajtëm ndeshjen që donim të luanim”, tha Andrea Pirlo pas fitores së gjashtë radhazi të Zonjës së Vjetër.

Kundër Romës ishte një ndeshje tjetër pa pësuar gol.

“Kielini po luan mirë si të gjithë. Ai ende ka energji dhe është mirë. Pas disfatës ndaj Interit ne jemi bërë më të fortë dhe kemi gjetur entuziazmin. Edhe në mbrojtje po bëjmë shumë mirë dhe nuk po bëjmë më gabimet e së kaluarës”, shtoi maestro.

Pirlo gjithashtu foli edhe për karrierën e tij në Juventus, fillimisht si lojtar, e tani si trajner parë.

“Unë kam qenë gjithmonë brenda grupit dhe kampionët e kësaj skuadre gjithmonë më kanë ndihmuar duke sakrifikuar veten. Ne kemi një skuadër shumë konkurruese dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. çdo humbje dhe çdo fitore shërben për tu përmirësuar. Unë kam një klub të shkëlqyer që më mbështet. Këtu ka shumë taktika dhe gjithmonë duhet të gjesh një zgjidhje tjetër”, deklaroi Pirlo, që komentoi edhe gjysmëfianlen e kthimit me Interin, e vlefshme për kupën e Italisë.

“E marta do të jetë një betejë tjetër, ne shpresojmë të kemi Dybala në dispozicion: të dielën ai do të fillojë stërvitjen me grupin. Shpresoj të jetë gati”.

SHKARKO APP