FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo rigjen liderin e mbrojtjes ndaj Ferencvaros, dilema për formacionin

Juventus ka zhvilluar sot përgatitjet  e fundit para duelit ndaj Ferencvaros në Champions League. Andrea Pirlo ka ende disa dyshime për formacionin, ndërkohë që lajmi i mirë është rikthimi i Giorgio Chiellinit.

Mbrojtësi italian është stërvitur me grupin dhe do të udhëtojë në Hungari. Trajneri i bardhezinjve në këtë mënyrë do të ketë në dispozicion liderin e mbrojtjes, i cili u dëmtua në duelin ndaj Dinamo Kiev.

Bardhezinjtë luajnë shanse të mira për kalimin e turit ndaj Ferencvaros. Chiellini mund të zërë menjëherë vend në formacionin titullar së bashku me Bonuccin dhe Danilon. Rikthehet nga minuta e parë edhe Cristiano Ronaldo, pas dopietës ndaj Spezias. Në krahë të tij pritet të jetë Morata, ndërkohë që Dybala me shumë mundësi do ta nisë nga stoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dilemat janë në mesfushë, ku Pirlo ende nuk ka vendosur nëse do të luajë me 5 mesfushorë, ku McKennie do ta niste nga minuta e parë, apo me trekuartist, ku Ramsey do të ishte më i favorizuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?