Plani i UEFA-s, Championsi dhe Europa League brenda 3 javësh në muajin gusht

Në kohën kur bota vazhdon luftën ndaj Covid-19, qeveria e futbollit europian kërkon zgjidhje për të mbyllur kompeticionet me qëllimin për të mos mbërritur në shtator. UEFAe ka bërë të qartë disa herë se precedenca shkon për kampionatet kombëtare, por dëshiron të mbyllë edhe Champions e Europa League, hipoteza e fundit shkon në fund të verës: dy kupat mund të përfundojnë në tre javë gjatë muajit gusht.

“Sunday Express” dhe “The Sun” lajmërojnë këtë version të ri që mbërrin nga Nyon. Është e qartë se duke synuar të luhet në Europë në gusht, kufiri i lejuar për nisjen e kampionateve kombëtare me skuadrat e përfshira në kupa nuk duhet të kalojë përtej mesit të qershorit. Gjithnjë me dyer të mbyllura e me të drejta TV, si kishte bërë të ditur Ceferin.

Formatet e mundshme

1) FINAL EIGHT

Ndoshta zgjidhja më e vështirë për tu arritur, duke qenë se duket e guximshme të mbledhësh tetë skuadra në një qytet të vetëm. Në çdo mënyrë do të rikuperoheshin 1/8 që mungojnë dhe më pas 8 të kualifikuarat në çerekfinale do të sfidoheshin në gara teke në një stadium të vetëm.

2) FINAL FOUR

Një version më i lehtë, e për këtë më i thjeshtë, se tetë më të mirët: në krahasim me hipotezën e final eight, këtë herë gjithçka do të niste nga gjysmëfinalet. 11 ndeshje në tre javë në një qytet të vetëm, të zgjedhur gjithnjë nga UEFA.

3) GARA TEKE

11 ndeshje në maksimumi katër javë: do të rikuperohen 1/8 pastaj çerekfinalet e gjysmëfinalet do të luheshin me nga një ndeshje për të mbërritur deri tek finalja.

SHKARKO APP