Plas keq te Partizani, sulmuesi i shkon në shtëpi mbrojtësit rumun dhe konfrontohet fizikisht

Nuk kanë fund episodet te Partizani në prag të ndeshjes ndaj Tiranës. Gjatë javës, Boldor dhe Ferhati rezultuan pozitiv me koronavirus dhe u vetëkarantinuan menjëherë pas tamponit, edhe pse nuk shfaqën sindroma (ishin asimptomatikë).

Stërvitja e fundit përpara ndeshjes me Tiranën është anuluar dhe të gjithë kanë qenë në pritje të rezultatit. Edhe trajneri nuk ka folur përpara medieve, për të respektuar protokollin.

Por, dalja e përgjigjeve ka acaruar situatën dje rreth mesnate. Eraldo Çinari, një nga lojtarët e rezultuar pozitivë (bashkë me Kristi Kote dhe Esat Mala) me t’u njohur me rezultatin e tamponit i ka telefonuar Boldor, mbrojtësit rumun të Partizanit, duke e akuzuar si vatrën e infeksionit dhe pakujdesia e tij për të dalë në lokalet e natës, bashkë me të motrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi shkodran nuk ka nguruar t’i shkojë poshtë shtëpisë dhe të konfrontohet edhe fizikisht, aq sa e motra e Boldor ka nisur të bërtasë dhe ka tërhequr vëmendjen e banorëve të lagjes. Më pas ka ardhur edhe ambulanca, ndërsa shkodrani është larguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?