Plas sherri në Itali, Inter kërkon të luajë para Juves dhe Milanit

Futbolli ende nuk ka rinisur në Itali, por skuadrat e mëdha kanë nisur që të përplasen me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, teksa fillimi është parashikuar më 12 qershor me ndeshjen Juventus-Milan, ndërkohë që një ditë më pas do të luhet Napoli-Inter. Finalja është fiksuar në datën 17.

Zikaltrit që kanë për të rikuperuar edhe sfidën ndaj Sampdorias më 20 qershor në kampionat, kërkojnë që të luajnë përpara, por Juventus dhe Milan kanë thënë “jo”.

Inter ka protestuar ashpër pasi nga data 13 deri më 24 do të luajnë 4 ndeshje. Marotta ka kërkuar që finalja e Kupës të luhet më 2 gusht, por një gjë e tillë është refuzuar nga federata. Tashmë mbetet të shihet nëse klubi zikaltër do të hedhë në fushë ekipin e të rinjve në duelin e kthimit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP