Plas te Milani, Paqueta i bën kërkesën e befasishme trajnerit Pioli
Në shtëpinë e Milanit lind një çështje e re, Paqueta. Nga pikëpamja taktike futbollisti brazilian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pioli duke bërë që situata e tij të jetë shumë e komplikuar. Pas disa ndeshjeve në pankinë, të dielën lojtari shkoi në spital, atje ku mjekët thanë se vuan nga ankthi.
Për këtë shkak futbollisti u rikthye rregullisht në stërvitje, por pas stërvitjes së sotme, ai është dorëzuar duke i kërkuar Piolit që të mos ta përfshijë në listën për ndeshjen me Brescian.
Një kërkesë e pazakontë që erdhi si rrufe në qiell të hapur për trajnerin. Në njërën anë duket e motivuar edhe nga një interesim i skuadrës së PSG, ndërkohë që në anën tjetër ai nu po arrin të përshtatet me Milanin e këtij sezoni.
Futbollisti i mungojnë jo vetëm minuat te kuqezinjtë, por edhe prania e familjes që ndodhet në Brazil. Kërkesa e fundit për të mos t’u grumbulluar mund të bëjë që ai të ndryshojë skuadër në 5 ditët e fundit të merkatos së dimrit. /R.Lika-Koha Jone/