Plas te Serbia para sfidës me Shqipërinë, mesfushori kundër trajnerit
Serbia pret Shqipërinë në 11 tetor. Milan Gajic është treguar i drejtpërdrejt sa i takon mos-grumbullimit nga trajneri Dragan Stojkoviç.
Për të Stojkovic nuk e fton për shkak të atij kartoni të kuq të marrë në vitin 2024 ndaj Rusisë. “Nuk mund të them se jam i befasuar. Të gjithë e dinë tashmë historinë time me ekipin kombëtar.
Për sa kohë që stafi aktual i trajnerëve është atje, nuk do të ketë vend për mua. Mendoj se pata mundësinë të forcoja veten në ekipin kombëtar kur pati një ndeshje me Rusinë.
Nuk do të thoja se luajta keq atëherë, ishte thjesht ai episodi i pafat me kartonin e kuq. Thuhet se pas kësaj, stafi vendosi te mos më thërriste më në ekipin kombëtar”, ka deklaruar 29-vjeçari.
KOHA JONË SONDAZH

