Plas tek Juventusi! Kulusevski “ofendon” Ronaldon dhe Del Pieron
Dejan Kulusevski i mjaftoi vetëm 6 muaj në Serie A për të treguar cilësitë që disponon.
Mesfushori suedez u transferuan nga Juventusi në këtë merkaton janari për shifrën e 35 milionë Eurove nga skuadra e Atalantës. ishte blerja e parë e Juventusit për vitin 2020. 19-vjeçarin aktualisht luan në formë huazimi te Parma dhe do ta mbyllë pikërisht me skuadrën emiliane sezonin.
Në një intervistë për mediat e vendit të tij, Kulusevski ka folur për kalimin te bardhezinjtë duke nënvizuar se idhujt e tij janë Messi e Totti duke shpërfillur dy legjendat bardhezi si Cristiano Ronaldo e Alex Del Piero, fjalë këto që me siguri nuk u kanë pëlqyer tifozëve të Juves.
“Nuk mendova dy herë për të ardhur te Juventusi. Jam shumë i lumtur dhe viti 2020 nuk mund të niste më mirë. Është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Luaj për të fituar dhe nuk ka rëndësi nëse shënoj apo asistoj, rëndësi ka vetëm fitorja. Kam studiuar lojën e Sarrit. Juventusi është një nga skuadrat më të mëdha në botë. Skuadra për të cilën kisha ambicie kur nisa të luaja. Mund të luaj në disa role, por ndihem trekuartist.”