Plasin polemikat/ Messi duhet të ndëshkohej me karton të kuq, ja episodi që po bën xhiron e botës! (VIDEO)

Polemikat nuk kanë të sosur. Pas ndeshjes Argjentinë–Algjeri, e cila u dominua nga Lionel Messi me një tripletë spektakolare, rrjetet sociale u mbushën me akuza dhe teori konspirative. Shumë përdorues pretenduan se ylli argjentinas u “fal” nga arbitri dhe se duhej të ishte përjashtuar nga loja.

Komentet e tipit “Messi u favorizua”, “duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq” dhe “nuk duhej ta përfundonte ndeshjen” u përhapën me shpejtësi, të shoqëruara me fotografi të momentit të diskutueshëm.

Episodi që ndezi debatet

Swiss Digital Desktop Reklama

Episodi që po shkakton diskutime ndodhi në minutën e 31-të të takimit, kur Messi kishte realizuar tashmë golin e tij të parë. Gjatë një aksioni presingu, kapiteni i Argjentinës goditi nga pas mbrojtësin algjerian Aissa Mandi, duke e prekur në pulpë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet tregojnë një ndërhyrje të fortë, por jo të qëllimshme apo me synim dëmtimin e kundërshtarit. Mandi u ngrit menjëherë dhe vazhdoi lojën pa probleme, ndërsa arbitri nuk akordoi asnjë ndëshkim për Messin.

Sipas vlerësimeve të shumta, ndërhyrja mund të justifikonte një karton të verdhë, por jo një karton të kuq. Edhe sistemi VAR nuk ndërhyri për të ndryshuar vendimin e arbitrit.

Ndërsa arbitri dhe VAR e konsideruan episodin të pamjaftueshëm për një përjashtim, reagimet në rrjetet sociale ishin të menjëhershme. Shumë tifozë e cilësuan vendimin si një “skandal”, duke pretenduar se Messi ishte favorizuar.

Megjithatë, ndeshja vazhdoi dhe argjentinasi realizoi edhe dy gola të tjerë, duke kompletuar tripletën e tij dhe duke shkruar një tjetër kapitull historik në karrierën e jashtëzakonshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Engjëll Bërbatovci (@eniberbi)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?