Plasin polemikat në Portugali për stërvitjet e Ronaldos: S’ka autorizim special!
Në Portugali lindin polemika për Cristiano Ronaldon. Fakti që portugezi ka nisur të stërvitet në stadiumin e Madeiras, nuk është pritur mirë nga punonjësit e shëndetësisë së këtij rajoni.
Sekretari rajonal i shëndetësisë në Madeira, Pedro Ramos tha se CR7 nuk ka ndonjë “autorizim special” për t’u stërvitur në stadium. Ai tha se ai duhet të zbatojë rregullat ashtu si gjithë qytetarët e tjerë.
“Cristiano Ronaldo ka të drejtë të stërvitet për aq kohë sa respekton rregullat si të gjithë qytetarët: nuk ka asnjë privilegj për të”, deklaroi Pedro Ramos.
Ronaldo ka vendosur të ndryshojë vendin e qëndrimi, teksa tashmë është spostuar n një shtëpi me qira, ku do të paguajë 4 mijë euro në javë, në një fshat të qetë peshkimi në Madeira. /R.Lika-Koha Jone/