
Real Madridi është përfshirë në një episod të diskutueshëm gjykimi në përballjen ndaj Racing Santander në La Liga. Në qendër të polemikave ishte Kylian Mbappe, i cili fitoi një penallti pas një kontakti minimal me mesfushorin kundërshtar, Lucas Prati.
Ngjarja ndodhi në minutën e 10-të të takimit, në stadiumin “El Sardinero”. Sulmuesi francez depërtoi brenda zonës së rreptësisë, ndërsa Prati vendosi krahun në pjesën e sipërme të trupit të tij. Kontakti ishte i lehtë, por Mbappe përfundoi në tokë, duke bërë që arbitri kryesor, Jose Luis Munuera Montero, të sinjalizonte menjëherë pikën e bardhë.
Vendimi shkaktoi protesta nga futbollistët dhe tifozët vendas, por pas verifikimit nga sistemi VAR, penalltia u konfirmua. Kështu, Real Madridi përfitoi një mundësi të artë për të kaluar në avantazh që në minutat e para të ndeshjes.
Episodi u komentua edhe nga Iturralde Gonzalez, ish-arbitër i La Liga-s dhe analist i çështjeve të arbitrimit për mediat AS dhe Cadena SER.
Sipas tij, vendimi për të akorduar 11-metërsh ishte i gabuar dhe kontakti nuk përbënte shkelje të mjaftueshme për një penallti.
“Asgjë! Nuk është penallti”, deklaroi ish-gjyqtari spanjoll.
Kylian Mbappe Penalty foul v Racing Santander replay
by
u/Puzzleheadpsych2345 in
soccer
