Play Off i Champions League/ Milani dhe Bayerni kërkojnë fitore në duelet e para
Champions League vjen sonte në mbrëmje me 4 ndeshje të tjera interesante. Në orën 18:45, Atalanta do të luajë në transfertën ndaj Club Brugge me synimin për të marrë një sukses që do e afrojë me kualifikimin.
Më pas në mbrëmje do të kemi një tjetër duel italo-holandez. Këtë herë është Milani që do të luajë në transfertë ndaj Feyenoord-it. Holandezët po kalojnë një moment aspak të mirë, teksa në fundjavë ju largua edhe trajneri.
Bayern Munich do të luajë në transfertë ndaj Celtic. Klubi bavarez është më e avantazhuar, por vendasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe mbështetjen e zjarrtë të fansave të tyre.
Monaco-Benfica do të jetë një duel i hapur, ku kualifikimi do të vendoset me siguri pas ndeshjes së dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

