Play Off i Champions League/ Shaqiri shënon për Baselin, Bodo Glimt dhuron spektakël
Sot u zhvillua raundi i parë i ndeshjeve të mbetura për kualifikimin në Champions League. Pas katër sfidave të luajtura dje, edhe katër takime të tjera u mbyllën sonte, duke dhuruar emocione të ndryshme.
Në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes, Fenerbahçe e drejtuar nga José Mourinho nuk arriti të thyejë mbrojtjen e Benficës në Stamboll. Sfida përfundoi 0-0 dhe tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Portugali.
Barazim pa gola u regjistrua edhe në Skoci, ku Celtic nuk shkoi më shumë se një 0-0 kundër kazakëve të Kairat Almaty.
Spektakël i vërtetë në Norvegji, ku Bodo/Glimt shkatërroi 5-0 austriakët e Sturm Graz, duke hedhur një hap gjigant drejt fazës tjetër.
Ndërkohë, në Zvicër, dueli mes Basel dhe Copenhagen përfundoi në barazim 1-1, duke lënë të hapur çdo skenar për takimin e kthimit. Goli për ekipin zviceran u shënua nga Xherdan Shaqiri me penallti.
Rezultatet dhe shënuesit:
Basel – Copenhagen 1-1
14’ Shaqiri (Basel); 45’+3 Gabriel Pereira (Copenhagen)
Bodo/Glimt – Sturm Graz 5-0
7’ Høgh, 10’ Bjørtuft, 25’ Saltnes, 54’ Evjen, 79’ autogol Bøving
Celtic – Kairat Almaty 0-0
Fenerbahçe – Benfica 0-0
KOHA JONË SONDAZH

