“Plisat” e presin Serbinë, me Skënderbeun “i veshur kuqezi”
Grupi i tifozëve “Plisat” kanë kërcënuar Serbinë para ndeshjes së 8 tetorit, ndeshje që do të luhet në “Elbasan Arena”.
Grupi i tifozëve “Plisat” nëpërmjet një fotografie të publikuar në faqen e tyre në Facebook kanë paralajmëruar Serbinë se me 8 tetor në ‘Elbasan Arena’ do t’i pret ‘ferri’
Në foton e publikuar nga “Plisat”, shihet heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fanellë të Shqipërisë, ndërsa të shtritë shihen lojtarët me fanella të Serbisë.
Sakaq, edhe Tifozët Kuq e Zi, grupimi më i madh tifozët e flaktë të Kombëtares, nuk dëshirojnë t’ia përmendin as emrin përfaqësueses së Serbisë.
Tifozët Kuq e Zi në njoftimin e fundit për media, për ndeshjen Shqipëri – Serbi, nuk kanë preferuar që t’i përmendin emrin përfaqësueses serbe.
Tifozët e flaktë të Kombëtares në paralajmërimin e ndeshjes së 8 tetorit ekipit të Serbisë ia kanë shkruar emrin mbrapsht, derisa në bend të flamurit e kanë vendosur një logo të bardhë.
KOHA JONË SONDAZH

